Pas afro tre muajsh luftime, Rusia duket se arriti një fitore të madhe, kontrollin e qytetit jugor, Mariupol.

 

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se janë duke punuar për të evakuuar të gjitha trupat ushtarake që kanë mbetur në fabrikën e çelikut, Azovstal pasi ata e kanë përmbushur misionin e tyre “ luftarak”.

 

Rreth 260 ushtare janë larguar nga fabrika gjatë orëve të vona të së hënës, ndërsa civilët që kanë qenë të strehuar në fabrikë u evakuuan disa ditë më parë. Largimi i ushtarëve, disa prej tyre edhe të plagosur nënkupton fundin e betejës më të gjatë në luftën në Ukrainë.

 

Ndërkohë, në terren bombardimet kanë qenë të vazhdueshme. Zonat rreth Kievit dhe qytetit perëndimor Lvivit, afër kufirit me Poloninë janë përballur me sulmet ruse. Në orët e para të së martës në Lviv është raportuar për një seri shpërthimesh, por nuk është bërë ende e ditur nëse ka viktima apo dëme.

 

Por nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes në Kiev ka njoftuar se trupat ushtarake kanë avancuar deri në kufirin rus. Në një kundërsulm forcat ukrainase kanë arritur të largojnë plotësisht t ushtarët rus edhe nga zonat afër Harkivit, qytetit të dytë më të madh në lindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *