Një mengjës i trishtë për të gjithë fansat e grupit “Linkin Park”. Vokalisti i grupit të famshëm Chester Bennington, i dha fund jetës mbrëmjen e 20 korrikut.

 

Mediat raportojnë se 41 vjeçari, u gjet i varur në një banesë private ne Los Angelos, SHBA. Nuk ishte hera e parë që Bennington tentonte vetëvrasjen, pas problemeve për vite me rradhë me drogën e alkoolin.

 

Linkin Park u formua si bandë në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, ne kohën që ishin ende gjimnazistë. Chester Bennington iu bashkua bandës në mars të vitit 1999 dhe një vit më vonë banda kap majat e suksesit me albumin alternativ rock, Hybrid Theory, ku shiti mbi 4.5 milionë kopje vetëm në pak muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *