Dukesha e Sussex është shtatzënë dhe do të lindë pranverën e ardhshme! Ky ka qenë postimi i fundit në Instagram i Pallatit Mbretëror . Ndonëse kete te hene u bë zyrtare, fjalët për një shtatzëni të mundshme të Meghan kanë qarkulluar me kohë, e vetëm pas shfaqjes së saj në ceremoninë martesore të Princeshë Eugenie, të gjithë u bindën se Markle ishte në pritje të ëmbël. Kjo e fundit nuk e hoqi për asnjë moment pallton dhe fotografitë e shkrepura nga kënde të ndryshme linin vend për të dyshuar për një bark të rrumbullakosur.

 

Lajmi është bërë public zyrtarisht pasi Dukesha dhe Princ Harry filluan turneun e tyre të parë pas martesës në maj. Meghan do të sjellë në jetë trashëgimtarin mbretëror dhe pretendentin e shtatë për fronin dhe kah fotografisë postuar nga Kensington Palace shkruhet:

“Dukesha e Sussex dhe princi Harry janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se presin fëmijën e tyre në pranverën e vitit 2019-të. Ata kanë vlerësuar gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit mbarë botën që prej ceremonisë së dasmës së tyre në maj, ndaj janë të lumtur  sot të ndajnë këtë lajm të gëzueshëm me publikun”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *