Qyteti i Baltimores në SHBA planifikon të shesë qindra shtëpi për vetëm një dollar secila në mënyrë që të rigjenerojë lagjet që janë shkretuar për shkak të rritjes së krimit.

Është një veprim i mbështetur nga kryebashkiaku Brandon Scott që në thelb do të ofrojë gjithsej 200 shtëpi në pronësi të qytetit për shitje për shumën nominale prej një dollari me një kusht dhe vetëm një kusht.

Blerësit duhet të angazhohen të bëjnë riparimet e nevojshme dhe të qëndrojnë në krye të tyre. Këshilli Bashkiak miratoi së fundmi planin për të mbushur shtëpitë që kanë mbetur bosh prej dekadash.

Përparësi do të kenë individët dhe jo kontraktorët, ndërkohë që mund të jepen lehtësira deri në 50 mijë dollarë për rinovimin e nevojshëm të godinave, por përfituesit duhet të kenë marrë tashmë miratimin për kredinë, përpara se të blejnë shtëpinë.

Një përpjekje e ngjashme ishte bërë në vitet 1970, kur strehimi ofrohej gjithashtu për një dollar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *