Kuvendi do të mblidhet këtë të mërkurë në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

 

Seanca do të zhvillohet në orën 17:00 ndërsa është paralajëmruar nga radhët e selisë blu se opozita do të jetë pjesë e seancës.

 

Në seancë pritet që krahas votimit të emrave të rinj të ministrave të mos mungojnë as debatet pasi, sipas demokratëve, seanca e kësaj të mërkure është antikushtetuese.

 

Në rendin e ditës nuk është i përfshirë për votim emri kryeministrit Rama si ministër i Jashtëm pasi presidenti akoma nuk e ka dekretuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *