Opozita është rikthyer ne Parlament pas përfundimit te dënimit te ish-kryeministrit Sali Berisha; por kjo seance ka qene serish e tensionuar. Ka qene demokratet këtë here qe kane kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca, per shkak se ai përdori fjalën “tufe” për opozitën. Para përplasjes me opozitën, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi foltoren e Parlamentit per reformën ne drejtësi. Rama përshëndeti deklaratën e djeshme te Ambasadës Amerikane dhe te Bashkimit Europian, duke theksuar se shumica është ende e gatshme për negociata.
Rama ka theksuar se reforma do te behet per te shembur sistemin aktual me gjyqtare vrasës, duke iu referuar gjyqtarit Arjan Aliaj, qe dha vendimin per pezullimin e Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë. Duke u ndalur tek akuzat per përgjim te paligjshëm, Rama ka theksuar se pajisja ka qene vazhdimit ne duart e partnereve e nuk është përdorur asnjëherë per përgjim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *