Subscribe

Pavarësisht ngërcit institucional të krijuar në Kosovë,  të dyja partitë politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vijojnë të jenë optimiste për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë. Keto subjekte politike  kanë  deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet.

 

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, mbrëmjen e së hënës në një deklarim për mediat vendase ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës këtë të martë.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës këmbëngul që të marrë pozicionet të cilat ka synuar që në fillim të bisedimeve  presidentin, kryetarin e kuvendit të cilin tashmë e ka marrë lëvizja vetëvendosje si dhe 5 ministri.

 

Por deputetë nga radhët e lëvizjes vetëvendosje janë shprehur se kryetari i ri i kuvendit Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen për asnjë arsye.

 

Ndërkohë afati kohor që presidenti  Hashim Thaçi ia caktoi dje Albin Kurtit, po shihet si veprim pa bazë ligjore.

 

Paragrafi 68 i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kandidatin për kryeministër nuk parashikon afat për subjektin fitues për t’ia paraqitur presidentit emrin.

 

Mungesa e marrëveshjes bashkëqeverisëse me LDK-në dhe e numrit prej 61 deputetëve,e ka detyruar Albin Kurtin të mos paraqesë emrin e kandidatit për kryeministër derisa të sigurojë votat e duhura si  dhe marrëveshjen për të qeverisur së bashku me LDK .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *