Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg të integruar në sektorët kyç të administratës dhe më gjerë.

I pyetur nga një e pranishme se kur do të mundësohet vota e emgrantëve, Rama tha se kjo nuk është çështje dëshire.

Rama: Vota e emigrantëve nuk është çështje vullneti apo dëshire. Është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi ende një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur, sepse siç jemi ne shqiptarët, që kur vjen puna për të bërë gjëra duam ta bëjmë ditën që na duhet. Kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë të mundur votën e Diasporës./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *