E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kur Christine Teigan thotë jo, për John Legend është urdhër

John Legend dhe Christine Teigan shpesh shikohen si çifti i famshëm më perfekt, por siç ka zbuluar këngëtari i “All of me”,  në një në një intervistë të kohëve të fundit për Guardian, edhe mardhëniet të cilat në dukje janë perfekte, kanë sfidat dhe problemet e tyre.

 

 

Reklamë

 

 

Këngëtari tha për gazetën, se gjatë një periudhe të mbushur me tension dhe stres në jetën e tij, ai u përpoq të ndahej me modelen 31-vjeçare.

 

 

 

 

John, i cili u takua me Chrissy në një nga videot e tij muzikore në vitin 2007, kujton: “Kam qenë me të vërtetë i stresuar dhe i zënë, dhe kisha filluar të mendoja se mbase do të ishte më mirë të qëndroja vetëm për disa kohë dhe përgjigja e saj ishte e prerë dhe e menjëherëshme, ‘Jo’.”

 

 

 

 

Për fat të mirë çifti i famshëm arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet e tyre dhe debati kishte përfunduar brenda gjysmë ore.

 

 

 

 

“Ajo më shtyn të bëhem më zbavitës,” i tha John gazetës. “Jo sepse ajo po përpiqet, por mendoj se lidhet me faktin e të qenit pranë saj, ajo më bën të jem më i hapur dhe më i guximshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë