Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar konferencën e kryeministrin Edi Rama mbajtur këtë të martë.

 

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat tha se kreu i qeverisë gënjeu kur foli për ndihëm ekonomike. Teksa i konsideroi 7 vitet e qeverisjes së PS një dështim, Basha u shpreh se kupa është mbushur dhe se Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

 

Basha: Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Kupa është mbushur! Shqipëria ka nevojë për ndryshim

 

“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe.  Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”. Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato?  Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten.”

 

Ai iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen për kthimin e shpresës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *