Polica e Krujës ka arrestuar tre të rinj, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë. Gjatë kontrollit, në afërsi të banesave të tyre janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar kanabis.

Po ashtu, u arrestua edhe R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras. Në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *