Subscribe

Anila Denaj zgjodhi qarkun e Shkodrës për të kryer vizitën e saj të parë si ministre e Bujqësisë si dhe për të dhënë mesazhin se qeveria do të vijojë të mbështesë me subvencione fermerët, ndërkohë objektivi që eksportet të kapin vlerën 1 mld euro duket i realizueshëm gjatë këtij viti.

 

“Do të vijojmë mbështetjen me subvencione, garantojmë konkurrueshmëri në prodhim.  Tashmë e dimë që objektivi është për 1 mld euro eksporte për vitin 2023, por duhet të punojmë çdo ditë për realizimin e tij.

 

Shkodra përfaqëson një zonë ku 70% e produkteve janë për konsum familjar dhe për turizmin lokal.

 

“Në këtë qark, 70% e produkteve shkojnë nga ferma tek turizmi e familjet, dhe 83% e këtyre  produkteve janë organike . Ky është një lajm shumë i mirë që e bën kulinarinë shqiptare të jetë një atraksion turistik dhe nesër vizitorët e huaj të mos vijnë vetëm për bregdetin, por të vijnë edhe për ushqimin”. Së dyti, 51 % e qytetarëve këtu, janë pronarë fermash me moshë nën 45 vjeç, shumica e tyre. Unë e di çështjen e fuqisë punëtore, sepse nuk i ndodh vetëm sektorit të bujqësisë , është problematikë, por ama duhet të kuptojmë që fermerët duhet të paguhen, jo në të zezë, sepse skema e sigurimeve shoqërore për fermerët janë shumë të ulëta, por duhet të paguhet në mënyrë të denjë të menjëhershme, për aq kohë sa është sezoni”, – theksoi Denaj.

 

Ministrja i bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë për zgjerimin e bashkimit, një skemë kjo që garanton rritje të prodhimit, ndërsa përfitimet si mbështetje nga qeveria janë edhe më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *