Lily Collins gjithnjë na ka magjesur me thjeshtësinë në stilin e veshjes së saj. Aktorja 28 vjecare u shfaq e veshur,casual me xhinse dhe taka, në eventin e Chanel në muzeun Grand Palais për Paris Haute Couture Fashion Week.
E kësaj veshje të thjeshtë, që tërhiqte vërtet vëmendjen, Lily e nxorri më në pah veten më një smokey eye ngjyrë lejla, një makeup minimalist, ndërsa flokët i kishte me onde.
Aktorja njihet për paraqitjet e saj mjaft të këndshme nëpër çdo event. Ndërkohë ajo pritet të vijë me realizmin më të ri “To The Bone”, që prek një temë shumë delikate, siç është anoreksia.











