Pranvera Smith, një shqiptare me banim në Angli u dënua me pesë vjet e katër muaj në gjykatën e  Birmingha.

47 vjecarja pranoi akuzën për shkeljen e ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkoghë bashkëshorti I saj, shqiptari Flamur Daka u dënua me katër vjet për të njëjtën vepër.

Cifti shqiptari hapi një organizate bamirësie me pretekstin se do të ndihmonin shqiptarët për të fituar azilin në Mbretërine e Bashkuar.

Flamur Daka, përdori bamirësinë e financuar nga Big Lottery si “mburojë” për të ndihmuar kontrabanduesit e njerëzve.

Shqiptarët paguan deri në 7-10.000 paund për të shkuar në Angli.

Pranvera që njihej me nofkën “Gjyshja” iu merrte shqiptarëve që interesoheshin për azil, nga 1 mijë deri në 4 mijë paund vetëm për këshilla për imigracionin, një shërbim që në fakt ofrohet falas.

Jo vetëm kaq, por cifti I shqiptarve I orientonte shqiptarët që nuk kishin para që të punon në shtëpitë e rritjes së kanabisit në Angli, në mënyrë që ata të siguronin parate ‘shërbimet” e konsulences për ciftin Pranvera dhe Flamur. Madje gjatë arrestimit ciftit iu gjet edhe drogë.

Organizata e bamirësisë “Liria për të Qëndruar”, vetëm gjatë 2020 kishte kaluar rreth 130 emigrantë të paligjshëm, duke përfituar një shumë prej 130 mijë dollarësh.

Nga ana tjetër Pranvera Smith zotëronte një restorant që nuk u hap kurrë në Bearëood High Street, tek i cili ndonëse investoi 30 mijë dollare për ta rikonstruktuar, nuk u hap kurrë.

Cifti I shqiptarëve pavarësisht se në Angli nuk kishte ndonjë shtëpi luksi, ama kishin blere toka dhe shtëpi në Turqi dhe Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *