Subscribe

Pedagogia e muzikologjisë, Zana Shuteriqi, e cila ishte pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës”, ka folur mbi këtë aktivitet në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Shuteriqi theksoi se festivali kishte një nivel shumë të mirë, ku morën pjesë muzikantë shumë të talentuar.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se ku gaboi Elsa Lila këtë vit, duke i kujtuar se një vit më parë ajo mori çmimin e parë të dhënë nga juria, Shuteriqi theksoi se nuk pati asnjë gabim, thjeshtë kënga këtë vit ishte më pak e bukur se ajo e një viti më parë.

Sipas saj mos marrja e asnjë çmimi nga ana e Elsa Lilës nuk zhbën karrierën e saj madhështore e as zërin melodioz.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ku gaboi Elsa Lila?

Zana Shuteriqi: Vjet kishte një këngë të ngjashme me këtë, por ajo ishte më e mirë. Por kjo nuk është ndonjë gjë tragjike. Unë vetë do të veçoja një muzikant si Shpat Deda, ai mori çmimin e tretë, pra është muzikant shumë i mirë në botën shqiptare.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *