Ilda Çukaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quajti reformën në drejtësi në Shqipëri unike. Gjatë një lidhjeje për “Quo Vadis”, juristja Çukaj u shpreh se gjatë implementimit të reformës, mësohej rrugës.

 

“Në fakt në monitorimin që ka kryer Komiteti shqiptar I Helsinkit edhe në shumë fokus grupe të kryera edhe me aktorë të tjerë të ballkanit, psh në disa raste, rezulton që reforma në drejtësi e kryer në Shqipëri ka qënë dhe është unike në llojin e saj dhe është një reformë e cila në disa raste është ecur me learn by doing siç i thonë. Pra është mësuar gjatë kohës që është implementuar. Disa ligje organike që u krijuan, sidomos ligji për KED kanë pasur afate prekluzive të kryerjes së disa kompetencave të organit. Ndërsa ndryshimet kushtetuese që u kryen për reformën në drejtësi si edhe ligjet e tjera organike kanë pasur nevoj ëpër akte nënligjore, kanë pasur nevoj për rregullore të cilat do të kryeshin nga vetë organet, të cilat po ashtu ishin të reja në llojin e tyre.

 

 

Ilda Çukaj tha se teksa ngriheshin organet e reja të drejtësisë dhe spastrohej sistemi, u kryen edhe disa spastrime të paparashikuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *