Kryeministri i Italisë, Mario Draghi është gati të bëjë vaksinën AstraZeneca.

 

Ai shtoi se për diçka të tillë do të presë kur t’i vijë radha.

 

“Unë nuk e kam zënë akoma vendin, por do ta bëj vaksinën AstraZeneca. Kjo nuk do të thotë që pezullimi ishte një gabim”, u shpreh ai.

 

Një ditë më parë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e gatshme për t’u vaksinuar me AstraZeneca, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson e mori dozën e parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *