E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministrat e rajonit takohen për ekonominë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Rama do të presë homologet e Ballkanit Perëndimor këtë të shtunë, në qytetin e Durrësit, në një takim joformal. Ata pritet të diskutojnë mbi thellimin e integrimit rajonal, me fokus tek ekonomia dhe tregtia. Në takim do të marrin pjesë kryeministrja e Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, kryetari i këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, si dhe komisioneri Johannes Hahn e Cyril Muller.

 

Ne njoftimin zyrtar theksohet se kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi këto tematika, si dhe do të sigurojnë një angazhim të nivelit të lartë për zbatimin e planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale, për të cilën u ra dakord në samitin e Triestes.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh