Nisja nga puna e SPAK dhe betimi tek Presidenti Meta ka sjell edhe reagimin e Monika Kryemadhit.

Drejtuesja e LSI thotë se krijimi i SPAK vjen si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi.

Kryemadhi shton se fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.

 

Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika. Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit.

 

Kryetarja e LSI shton se me krijimin dhe funksionimin e SPAK, mbaron koha e të fortëve dhe krimineleve në pushtet dhe me pushtet.

 

Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *