Subscribe

Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita do të dalë me një vendim politik pas 1 orë.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi bëri thirrje që të lirohen sa më parë artistët, ish-deputetët dhe qytetarët që u shoqëruan mëngjesin e kësaj të diele nga Policia.

“Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mesazhi që këtu është për qytetarët shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramës, mos të njohin postblloqet e Edi Ramës sepse paratë e tyre po i përdor për dhunë. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë një orë më parë gratë dhe vajzat. Të lirojë artistët. Tashmë nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por gjuhën e Edi Ramës.”

Mes të tjerash, Kryetarja e LSI-së kërkoi nga shqiptarët që mos t’i binden vendimeve të Ramës.

“Po i bëj thirrje edhe një herë shqiptarëve të mos njohin Ramën dhe drejtësinë e Ramës që fle gjumë. Prokurorët që mbeten peng i shantazheve të tavolinave ku hanë e pinë. Mos lejojnë që jetën e fëmijëve të tyre t’ia lënë në dorë një grupi kriminal. Thirrje edhe një herë shqiptarëve, mos njihni vendimet e Ramës, taksat e Ramës. Se ju mbylli në shpi dhe taksat i solli dyfish.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *