Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

Kryemadhi: Themelet e kullës së Teatrit do jenë varri i Edi Ramës

17 Maj 07:59

Monika Kryemadhi u rikthye tek Teatri pasi u lirua nga policia teksa ishte shoqëruar gjatë momentit të shembjes.

Drejtuesja e LSI I bëri thirrje shqiptarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës.

Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre.

Prononcimi i plotë I Kryemadhit për gazetarët:

A kishit ju një garanci për mosprishjen e teatrit?

Kryemadhi: Garancia është reforma në drejtësi që janë harxhuar mbi 100 milionë euro. Dhe sot ka me qindra shqiptarë janë dhe dergjen në procese penale, hetime për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Dhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare akoma nuk ka marrë asnjë informacion përsa i përket falsifikimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak që ka bërë  kryetari i Këshillit Bashkiak. Akoma nuk ka thirrur dhe nuk ka verifikuar se kush kanë qenë ata që kanë bërë inspektimin e godinës. Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutëm për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet  e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij. I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjën. Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste.

Zonja Kryemadhi a i patë artistët që i shoqëruan?

Kryemadhi: Po isha bashkë me ta. Besoj se një pjesë të tyre i kanë shpërndarë nëpër komisariate sipas vendbanimeve. Bashkë në dhomën e qëndrimit me mua ishte dhe një vajzë, përfitoj nga rasti t’i njoftoj dhe familjarët e saj  që është mirë, një vajzë me kacurrela bjonde, e Lëvizjes Vetëvendosje nga Skrapari ishte. Nuk e di se çfarë ka bërë bashkia, di të them që bashkia dhe kryetari i bashkisë ka bërë një gabim shumë të madh. Kaq di të them.

Pyetje: A i bëni thirrje popullit që ta braktisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore?

Kryemadhi: Po sigurisht që duhet braktisur të mos rrinë më se do t’i mbysi. Një njeri që thotë deri në 17.30 rri virusi rrugëve. Shqiptarëve iu është ngritur mendja leje, orar ndalimi, të ndaloi policia, rregulli, urdhër.

Pyetje: Cfarë aksioni do të ndërmarrë opozita pas kësaj?

Kryemadhi: E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh. Ne duhet të kemi vetëm një qëllim. Qëllimi ynë është që t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin. Qëllimi ynë është që të largojmë farsë të keqe. Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos jetë peng i klaneve të drogës dhe grupeve anti-shqiptare. Qëllimi ynë është që me fatet e shqiptarëve të mos bëjnë llogaritë elektorale dhe llogaritë financiare të tyre. Shkatërruesi kryesor është Veliaj dhe fadromistët e shkretë që kanë goditur. Në dijeninë time, më thonë që drejtori i Teatrit ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë. Nëse e ka bërë këtë gjë, nuk ka kazino Hervin Culi që të shpëtojë dhe nuk ka audit të të shpëtojë për këtë gjë, nëse ti e ke firmosur. Sepse nëse të kërcënon Edi Rama me auditin e teatrit do ta paguash gjithë jetën tënde jo vetëm me auditin, por gjithë jetën tënde atë që ka bërë sot, atë që iu ka bërë kolegëve të tij. E njoh Hervin Culin e kam mik, por më vjen shumë keq që ka rënë kaq poshtë që të firmosë një gjë të tillë. Turp për të dhe turp për ata që e kanë lejuar të bëjnë këtë gjë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Kulla rama

Nga e njëjta kategori

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

më shumë...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!

më shumë...

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e zjarrit

më shumë...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.