Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Suk të Roskovecit.
Vizion Plus mëson se një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.
I plagosuri, E.G., është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.
/vizionplus.tv





