Nga Kamza, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u zotua se do të ndërtojë një nga spitalet më moderne për zonën
Në një takim elektoral, Kryemadhi tha se LSI është një parti që e mban fjalën dhe prandaj kërkoi nga qytetarët që ta votojnë më 25 prill.
“Nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar. Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju. Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit. Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri.”