Monika Kryemadhi ishte këtë të premte në Malësinë e Madhe, ku shprehu anagazhimin e LSI-së për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri.

Kryetarja e LSI-së theksoi mes të tjerash se ka ardhur momenti që të hiqet dorë nga urrejtja politike dhe të shpërndahet vetëm solidaritet.

“Unë në fakt gjithmonë miqtë më të mirë i kam malësorë. Nganjëherë ideja e malësorit në shumicën e rasteve është sikur janë të egër, por të jesh malësor do të thotë që je besnik, i qëndrueshëm, por ke edhe botë të madhe shpirtërore. Sepse të ndryshosh dhe të ruash vlerat e familjes, të traditës, të historisë, të trashëgimisë, janë gjëra të vështira që në kohën e sotme mund t’i gjesh.  Fjalët janë ndonjëherë shumë pak përpara asaj çka përfaqësojnë të tre zonjat në këtë takim. Unë do të isha shumë e varfër përpara fjalëve që do të thotë vajzat dhe përpara asaj çfarë do thonë të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *