Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një takim me ekipin zgjedhor të Elbasanit.
Kryemadhi shkruan se ata janë përballur me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë.
“Ekipi i Elbasanit, duke u mirëpërgatitur për të ardhmen që kemi përpara. U jam thellësisht mirënjohëse, që kanë përfaqësuar vlera të larta dhe janë përballuar me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër. Misioni vazhdon për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi.





