Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli në një konference për shtyp të fundit për 2018 jo vetëm për të uruar shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri por edhe për të bërë një analizë të shkurtër të vitit që po lëmë pas.

 

Ajo e quajti 2018 një nga vitet më të vështira për familjet dhe ekonominë e shqiptarëve duke numeruar edhe te gjitha shqetesimet dhe skandalet sipas saj te kesaj qeverie.

 

 

“2018 do të mbahet mend si një nga vitet më të varfëra në historinë e tranzicion shqiptar. Por jo vetëm. Viti 2018 ishte një vit dështimi dhe për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Të gjithë së bashku humbëm një vit drejt një procesi jetik siç është ai i negociatave. Për shkak të arrogancës politike, për shkak të propagandës, imazhit dhe fasadave sesa punës dhe vlerave që duhet të ndërtojë një institucion shtetëror përballë korrektësisë që mungoi nga qeveria shqiptare me institucionet e BE, por vetëm në kuadrin e mashtrimeve.

Humbëm për shkak të mungesës së dialogut politik, për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë nga krimi i organizuar. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave, i cili filloi me protestën e opozitës në 27 Janar 2018. Vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve për statusin e tyre. Me protestën e minatorëve, me protestën e biznesit të vogël, të cilët u ngritën për shkak të vendosjes së taksave të larta për ta dhe falimentimit dhe mbylljes së qepenave të tyre.

U ngritën në protestë banorët e bregdetit për grabitjen e pronës së tyre. U ngritën qytetarët e Shkodrës kundër kapjes dhe pushtimit të qytetit nga bandat dhe krimi i organizuar.

Dhe si qershia mbi tortë, ishte protesta studentore e cila nuk erdhi vetëm si rezultat i Reformës së Dështuar në Arsim të Edi Ramës. Por erdhi si rezultat i varfërisë së familjeve të studentëve, erdhi si rezultat i mungesës së vendeve të punës. Erdhi si rezultat i shkatërrimit të ekonomisë shqiptare, erdhi si rezultat i varfërisë dhe i kapjes së shtetit nga Edi Rama dhe krimi i organizuar.

2018 do të mbahet mend si viti më i varfër për shqiptarët, jo vetëm ekonomikisht, por edhe si viti që shqiptarët ikën dhe u larguan për të mos u kthyer më në Shqipëri, siç ikën djemtë dhe vajzat sepse mundësia për të jetuar dhe për të punuar dhe për të pasur një rrogë të mirë në Shqipëri ishte e pamundur. Do të mbahet mend 2018-a si viti ku me qindra dhe mijëra mjek dhe infermierë u larguan nga sistemi shëndetësor për shkak të pamundësisë dhe pagesës, për të gjetur një punë më të mirë drejt Gjermanisë.

Viti 2018 do të mbahet mend si viti i skandaleve të Astirit, ku shqiptarëve ju vidhen vetëm brenda një dite 40 milion euro dhe futen në xhepin e Edi Ramës. Do të mbahet mend si viti i Teatrit ku Edi Rama me një të rënë të lapsit kërkon të shembi Teatrin Kombëtar për të ngritur kulla rreth 200 milion euro, që nuk është thjesht çështja e prezantimit të një teatri të ri, sepse nuk i dhimbsen atij artistët, sepse është xheloz për ta, por është ideja e krijimit të një lavatriçeje të pastrimit të parave të drogës, të bandave dhe të krimit të organizuar.

2018 do të mbahet mend për Bashkinë e Tiranës, për 100 fishimin e lejeve të kullave, si një bashki që gllabëron hapësirat e gjelbërta të qytetarëve dhe ndërton kulla për oligarkët apo për krimin dhe bandat që të shërbejë si instrument për pastrimin e parave të drogës.

Ky vit konfirmoi dhunshëm dhe dhimbshëm edhe dëmin e paprecedent që kjo qeveri i ka shkaktuar shqiptarëve dhe vendit:

U vrau atyre shpresën dhe besimin se mund të arsimohen dhe gjejnë punë cilësore dhe një jetë të begatë në Shqipëri. Kryesisht rinisë shqiptare, vajzave dhe djemve të rinj, ju dha të vetmen mundësi largimin, që të mos kthehen më sepse do të jetë më e kollajshme për Edi Ramën për të nënshtruar shqiptarët pa këta të rinj.

Edi Rama, në shërbim të klientëve të tij oligarkë, thelloi akoma më shumë hendekun mes atyre që kanë nevojë, midis të varfërve dhe të pasurve, sipas  INSTAT-it, të vetë kompanisë që ai drejton, 90% e shqiptarëve konsumojnë më pak, çka do të thotë se 90% e shqiptarëve po shkojnë drejt varfërisë.

U dha të pasurve zbritje taksash e përfitime, ndërkohe që për qytetarin e thjeshte, e rriti koston e jetesës, u rriti taksën kombëtare, rriti çmimin e ujit, taksën e banesës, taksat e mjedisit, tarifat e rrugëve, taksën e naftës, e kështu me radhë, kur ndërkohë në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë kriminale, hajduteske, natën e fundit të Parlamentit ai vendos dhe kthen në mënyrë të paprecedentë të kundra ligjshme, ligjin për dividendin, ku duket haptas që nuk është vetëm një dy standard i përdorur ndaj biznesit të ndershëm dhe oligarkëve, por mbi të gjitha është edhe një vepër penale e falsifikimit dhe mashtrimit  të Parlamentit  shqiptar. Ky do të ishte një nga vitet që ka skandalet më të paprecedentë, i cili përfshihet nga njëri skandal pas tjetrit. Skandalin e Astirit, skandalin e teatrit, skandalin e përgjimeve që e kemi harruar pas kaq kohësh, ku pas çdo skandali ne kemi parë të qëndrojë Edi Rama dhe familjarët e tij. Ky vit do të mbahet mend në memorien e shqiptarëve, si viti i skandaleve, por edhe si viti i varfërisë.

 

 

Kryemadhi në fund bën një urim edhe për 2019 duke nënvizuar se  të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të larguar nga pushteti të keqen më të madhe të vendit, Edi Ramën.

 

 

Uroj që viti 2019 të afrojë Shqipërinë dhe shqiptarët me standardet dhe vizionin evropian dhe për këtë të gjithë kemi një detyrë të madhe. T’i japim Shqipërisë alternativën dhe ta çlirojmë atë nga individë, të cilët synim kryesor kanë karrigen dhe pushtetin e tyre. Kjo është dhe pengesa më e madhe që ka Shqipëria përballë sfidave të integrimit evropian. Pengesa më e madhe që ka sot Shqipëria për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ka vetëm një emër, ai është Edi Rama.

Uroj që shqiptarët në 2019-ën të kenë një qeveri pa Edi Ramën, të kenë një qeveri të çliruar nga krimi dhe bandat e krimit të organizuar. Të kenë një qeveri të shqiptarëve, të kenë një qeveri e cila të dojë popullin e saj dhe të ketë një qeveri që të ketë dinjitet, të ketë integritet, të mendojë për popullin, mos të mendojë për xhepat dhe një grup njerëzish dhe mbi të gjitha të shkëputet nga krimi dhe bandat e organizuara.

Gëzuar shqiptarë kudo që jeni, në çdo vend të botës. Të bashkohemi të gjithë së bashku që në 2019 t’i kthejmë fytyrën Shqipërisë, t`i kthejmë dinjitetin, t`i kthejmë integritetin. Një Shqipëri pa Edi Ramën të jeni të bindur që do jetë një Shqipëri e çliruar nga bandat dhe nga krimi, do të jetë një Shqipëri ashtu siç është shqiponja që fluturon e lirë në qiellin shqiptar

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *