Subscribe

Kryebashkiaku i ri i Devollit Eduard Duro if toi të gjithë punonjësit e administratës së bashkisë Devoll që të futen në zyrë dhe të punojnë normalisht në shërbim të qytetareve të kësaj bashkie.

Këtë apel  njeriu që fitoi nën siglen e PS e bëri paraditen e kësaj të hënë nga zyra e re e kryebashkiakut të Devollit, në kohën kur para këtij institucioni paraardhësi i tij Bledjon Nallbani proteste bashkë me një grup mbështetesish të PD.

Duro pranoi se policinë e rendit por edhe FNSH e kishte thërritur ai që të vendosej para bashkisë pasi kishte marrë informacion se ish kryebashkiaku Nallbati dhe simpatizante të PD do të mblidheshin para bashkisë.

Kryebashkiaku i Devollit tha se një pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë ndërsa ftoi edhe pjesën tjetër të bëjë këtë gjë duke u distancuar nga veprimet e paraardhësit e tij.

 

 

Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune. Shpresoj te distancen nga veprimet dhe qendrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *