Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specilizuar,

Tushe dhe sekretarja e tij u sulmuan me granatë nga ish shoferi I kryebashkiakut Gezim Saracin mengjesin e kësaj të martë pas një debate verbal të nisur nga dera kryesore e bashkisë për të vijuar deri në zyrën e Fatos Tushes aty ku 45 vjecari Saraci hodhi edhe granaten.

Fillimisht të lënduar u dërguan në spitalin e Lushnjes por më pas u dërguar drejt spitalit të Traumes për mjekim më të specializuar.

Kryebashkiaku ka marrë dëmtime në shpatull dhe këmbë por është jashtë rrezikut.

Edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu është jashtë rrezikut ndonëse ka dëmtime më të mëdha.

Gëzim Saraci nga lagja Karbunare ka qënë shofer I kryebashkiakut Fatos Tushe vite me parë por debatet mes tyre lindën kur Fatos Tushe vendosi ta largojë nga detyra. Edhe ngjarja e kësaj të marte mendohet të jetë një hakmarrje e Saracit për këtë largim nga detyra ndonëse burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se Gezim Saraci që është në kërkim nga policia, kohet e fundit ishte kthyer edhe në një përdorues droge.

Për kapjen e autorit janë angazhuar edhe forcat RENEA ndërsa në Lushnje ka mbërritur edhe drejtori I përgjithshëm I policisë Ardi Veliu.

 

 

Njoftimi I policisë:

 

 

“Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.
Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.
Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *