Policia e Kamzës parandaloi përshkallëzimin e një konflikti ku është përdorur dhe arma e zjarrit mes dy familjeve (krushqi).

Efektivët reaguan në kohë dhe arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi ushtroi dhunë fizike dhe plagosi lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”, ndersa jane shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Te gjithe shtetasit e lartepermendur jane autorë të plagosjes së shtetasit N.D.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *