Subscribe

Gratë sipërmarrëse janë bërë bashkë për herë të parë për të krijuar Dhomën Ekonomike. Kjo organizatë ka si qëllim hartimin dhe zhvillimin e politikave më të mira për fuqizimin ekonomik të gruas. Kryetarja e dhomës Antonela Hako,  e vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet politikëbërëse.

 

ANTONELA HAKO  

SIPERMARRESE

Dhoma ekonomike e gruas i ka vënë qëllim vetes që të krijojë një rreth të gjerë për të mbështetur biznesin, interesat e grave sipërmarrëse, profesionistët dhe të punësuarit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Pra ofrimin e shërbimeve të ndryshme përmes politikave favorizuese për mbështetjen ekonomike dhe sociale, ofrimin e aktiviteteve promovuese dhe zhvilluese, bashkëpunime  rajonale dhe kombëtare, zhvillimin e politikave që ekonomia dhe bizneset shqiptare të shtrihen dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në rajon.

 

E pranishme ishte edhe ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj, e cila u ndal edhe tek domosdoshmëria që sipërmarrjet e drejtuara nga gratë te shtrihen edhe në zonat rurale.

 

ANILA DENAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

Sot, në nivel biznesi kemi 30 % të bizneseve që drejtohen dhe kanë aksionere gra. Nuk është një përqindje e ulët, as ajo që përfaqëson realitetin. E dimë shumë mirë që pas 70% të burrave janë gra të suksesshme, jane ato që e çojnë përpara atë ndërmarrje. CEO zë vlen si në aspektin e gruas në përfaqësimin juridik dhe ajo qe menaxhon e drejton.

 

Dhoma Ekonomike e Gruas do të shërbejë si urë komunikimi mes sipërmarrjeve dhe qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *