Subscribe

Presidenti i komisionit europian, Jean Claude Juncker i shoqëruar nga komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Johannes Hahn ishin sot në Bosnjë Hercegovinë. Zyrtaret e larte te Brukselit pranuan zyrtarisht nga Kryetari i presidencës boshnjake Dragan Çoviç, përgjigjet per pyetësorin e Komisionit Europian. Juncker e vlerësoi këtë si një hap tejet të rëndësishëm drejt integrimit.

 

 “Sot është një ditë e rëndësishme për vendin tuaj por edhe për Europën, sepse Bosnja dhe Hercegovina  dhe Evropa do të ecin së bashku. Jam I impresionuar nga puna që keni bërë, duke iu përgjigjur më shumë se tre mijë pyetjeve brenda një periudhe të shkurtër kohe. Tani jeni gati për të ardhmen, por thelbi është më i rëndësishëm se data. BE do të analizojë tërësisht përgjigjet e vendit tuaj por përsëri nuk mund t’ju jap një datë se kur do të bëheni vend kandidat.”

 

Nga ana tjetër, kreu i presidencës boshnjake, Dragan Çoviç tha se të gjithë aktoret janë të angazhuar për integrimin në Bashkimin Evropian.

 

 “Bosnja Hercegovina  mund të arrijë Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe se rruga evropiane është në duart e autoriteteve lokale. Viti zgjedhor nuk do të ngadalësojë rrugën evropiane të vendit tonë, sepse politikanët janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë atë që nuk kanë bërë në tre vitet e fundit. Ne shpresojmë se zyrtarët europianë do të inkurajojnë krerët rajonalë për të zgjidhur çështjet e kufirit.”

 

Pas vizitës në Bosnjë Hercegovinë, Juncker dhe Hahn të shoqëruar edhe nga Federica Mogherini mbërritën në Kosovë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *