Subscribe

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka ftuar 20 kompani të jenë pjesë e zbatimit të teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Mes 20 emrave bie në sy kompania INDRA, e cila fitoi tenderin për projektin pilot të numërimit dhe identifikimit elektronik në vitin 2013 i cili dështoi dhe kompania SMARTMATIC e cila erdhi në Tiranë në vitin 2019 dhe realizoi projektin pilot të partisë socialiste për votimet brenda kësaj force politike.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR PER ZGJEDHJET

“Jemi duke pritur përgjigjet prej kompanive ndërkombëtare me së shumti por edhe lokale, të cilave u jemi drejtuar për të na dhënë një informacion sa mund të jenë kostot të implementimit të dy sistemeve.”

 

 

Paralelisht me thirrjen e kompanive, komisioni rregullator ka miratuar edhe vendimin që detajon projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik, por ende nuk ka vendim se në cilat qarqe do të zbatohet.

 

 

“Është një proces që detyrimisht mendojmë ne duhet të marrë dakordësinë e të gjithë spektrit politik.”

 

Përveç risisë së teknologjisë, kodi zgjedhor ka futur si risi edhe votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë, por ky proces ka ende shumë të panjohura.

 

 “Në momentin që flasim nuk ka asnjë votues emigrant të regjistruar. Ky regjistër është një bashkësi boshe për momentin.”

 

Në vitin 2016 parlamenti miratoi një ligj të posaçëm për regjistrimin e emigrantëve, ky proces do të krijonte bazën për të garantuar të drejtën e  votës atje ku jetojnë.

 

Por 4 vite më pas ende asnjë emigrant nuk është regjistruar e në këtë situatë është ende e paqartë nëse në 25 prill shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve do të mund të votojnë pa qenë nevojë të vijnë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *