Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 11 forca politike për zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

 

“Miratohet regjistrimi si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022 i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia KristianDemokrate, Partia Demokristiane, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja Legaliteti, dhe Balli Kombëtar Demokrat”, tha Celibashi.

 

Sakaq, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Agron Duka,  Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje.

 

Ndërkohë, nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve.

 

Partitë e regjistruara në zgjedhje:

 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Lëvizja e Re (LRE)

Fryma e Re Demokratike (FRD)

Partia Kristian Demokrate (PKDSH)

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)

Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *