Subscribe

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka vendosur te hape kete te premte 11 kuti ne bashkine e Lezhes. Edhe pse refuzoi 41 kerkesat per hapje kutish te partise se Astrit Patozit KQZ ka pranuar ankimin e Eduard Ndocajt qe garoi perballe Pjerin Ndreut ne Lezhe.

Diferencen ne qendrimi e KQZ e beri fakti qe Eduard Ndocaj paraqiti prova per mosperputhje mes votave ne kuti dhe numrit te votuesve.

Ne nje kuti mosperputhja arrinte shifren e 20 votave dhe perfaqesuesi ligjor i PS paralajmeroi  qe nese kur te hapet kjo kuti faktohet manipulimi komisioneret socialiste do çohen per ndjekje penale

Prej vitit 2011 KQZ ka hapur ne cdo proces zgjedhor kuti te votimit por Lezha shenon rastin e pare qe rinumerohen votat e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *