Subscribe

 

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, gjatë një interviste për gazetën “Documento” është shprehur se tashmë janë pjekur kushtet per zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë.

 

“Që nga dita e parë e qeverisë së shpëtimit në janar 2015, ne kërkuam të gjejmë zgjidhje në të gjitha frontet e hapura. Me Shqipërinë diskutimet po bëhen prej  dy vitesh. Tashmë zgjidhja e tyre është pjekur”.

 

Shefi i diplomacisë Nikos Kotzias i hodhi poshtë pretendimet e opozitës per negociata te fshehta.

 

“Në lidhje me diplomacinë e fshehtë kam informuar në Parlament partinë Demokracia e Re në lidhje me negociatat me Shqipërinë.  Ajo që mund të siguroj është që të gjitha organet kompetente parlamentare do të informohen kur është koha e duhur për këtë negocim dhe për të gjithë të tjerët. Sigurisht, disa do të duhet të jenë më seriozë  për gjithçka që thuhet”.

 

Nëse pak kohe me pare Athina ishte optimiste per çështjen e emrit me Maqedoninë, tani ministri i jashtëm thotë se dy vendet kane ende shume per te bere per te arritur deri ne nje marrëveshje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *