Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar kërkesën e opozitës, duke njohur ligjshmërinë në procedurën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit gjatë votimit të 26 shkurtit në Parlament. Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare në internet, trupa e gjyqtarëve thekson se kërkesa është e papranueshme. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Isa Mustafa, i cili deklaroi gjatë një aktiviteti në Prishtinë, se nuk ka patur asnjë dyshim që zgjedhja e Thaçit ishte e ligjshme. Hashim Thaçi pritet të marrë detyrën e re të presidentit brenda kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *