Subscribe

Zyrat e LDK, pjese e koalicionit qeverisës, janë bere shënjestër e sulmeve gjate natës se shkuar. Persona te paidentifikuar kane sulmuar ambientet e kësaj force politike ne disa qytete, përfshire edhe selinë qendrore te Prishtinës. Xhamat e tyre janë thyer ne kryeqytet, Gjakove dhe ne Istog. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka rene ne gjurmët e autoreve. Lidhja Demokratike i dënoi sulmet, duke i cilësuar ato vepër të njerëzve qe po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki, me bomba molotov ndaj institucione publike, duke djegur makina të familjarëve të qeveritareve dhe duke sulmuar edhe selitë e partive. Ne nje komunikate te saj kërkohet qe te ndalen fyerjet e figurave te respektuara te partisë, si dhe diskursi qe nxit dhunën dhe veprimet kriminale. Sulmet ndodhën, pasi parlamenti i Kosovës zgjodhi Hashim Thaçin në postin e presidentit, votim i zhvilluar mes kaosit ne kuvend dhe përplasjeve ne rruge mes protestuesve dhe policisë. Ndërkohë, ndaj tre prej deputeteve te opozitës qe hodhën gazin lotsjellës ne seancën e se premtes, Ismajl Kurteshit, Shqipe Pantines dhe Bali Muharremajt, Gjykata e Prishtinës vendosi masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Partitë opozitare kane paralajmëruar se aksioni i protestave per rrëzimin e qeverise dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme nuk do te ndalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *