Subscribe

Mbështetësit e opozitës jane mbledhur ne sheshin jashtë ndërtesës se parlamentit per te kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit ne postin e presidentit te Kosovës. Ata u jane bashkuar aktivistëve, qe prej ditësh ndodhen te ngujuar ne çadrat e ngritura. Por me mbërritjen e nje grupi mbështetësit te PDK, situata është tensionuar dhe grupe protestuesish kane patur edhe përplasje verbale me ta. Është dashur ndërhyrja e forcave te policisë per te qetësuar situatën. Përfaqësuesit e opozitës kane kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit. Policia ka përforcuar masat e sigurisë per te shmangur incidentet. Snajperë të shumtë janë vendosur në ndërtesat e larta rreth godinave te Kuvendit dhe Qeverisë. Kordonët janë shtuar përpara hyrjes se kuvendit, ndërsa njesi te policisë dhe makina te blinduara janë vendosur ne rrugët qe lidhen me sheshet kryesore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *