Kosova ka tejkaluar numrin dy mijë të rasteve me koronavirus.
Të dielën u raportuan edhe për 75 të infektuat të tjerë, duke e çuar totalin në 2.073.
Ndërsa viktima Kosova numëron 35. Nga ana tjetër, gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 38 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,018.





