Dardanët mundën 1 me 0 në transfertë Armeninë në ndeshjen e parë miqësore të marsit.
Në përgjithësi një ndeshje me sinjale pozitive për këtë përfaqësuese, ku spikat po ashtu edhe rikthimi në skuadër i Edon Zhegrovës.

Ai pati një përplasje me trajnerin e fundit, çka bëri që mos t’i bashkohej ekipit në disa ndeshje.

Kosova luajti më mirë sesa vendasit, por gaboi shumë në finalizim, me Rashicën dhe Muriqin në mënyrë të veçantë.

Megjithatë sulmuesi i Beshiktash, Milot Rashica, shënoi golin e vetëm të fitores në minutën e 25.

Ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta ketë më 26 mars kundër Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *