Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me dritën jeshile që Kosova mori sot për anëtarësimin e saj drejt Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në platformën X, ministri Hasani thotë se zhvillimi i fundit është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

“Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, shkruan ministri.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Me anëtarësimin në KiE , raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën  pritet  të kaloje në Këshillin e ministrave , i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin e Kosovës filloi sot  rreth orës 17:30. Shumica e deputetëve që mbajtën  fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dora Bakoyannis, e cila  përpiloi këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *