Është kohë izolimi në Kosovë por mesa duket, jo të gjithë qytetarët e mbështesin një masë të tillë.

 

Në 21 komuna, lëvizja e njerëzve dhe aktiviteti i gastronomisë është i ndaluar nga ora 22.30. Ky vendim i qeverisë është në fuqi prej tre muajsh tashmë dhe vazhdimisht është kundërshtuar me protesta nga pronarët e bizneseve, të cilët thonë se janë drejt falimentimit.

 

PETRIT KLLOKOQI SHOQATA E GASTRONOMEVE TE KOSOVES

“Ne mendojmë si shoqata e gastronomëve që orari, duhet të hiqet kuzimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për bizneset që të mund të shpërndahemi në kohë dhe jo t’u bëjmë grumbull brenda një kohe të caktuar, kështu që ne e shohim që është e drejtë që orari të kthehet siç ka qenë.”

 

Ndërkohë, qytetarët e konsiderojnë absurd detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura si dhe vendosjen e fashës orare.

 

GEZIM BERISHA QYTETAR

“Unë mendoj që kuzimet nuk është mirë me qen se si ken deri në ora 10:30 si ken më vonë nuk qon pesh të madhe. Sa i përket gastronomisë unë mendoj që nuk duhet të mbyllen por vetëm të kuzohet numri i klientëve. Me mbyllje veç shteti humb më shumë”.

ARBNOR CANA QYTETAR

 

“Mendoj që duhet me u heq, për shkak se nuk ka virusi orar të caktuar ose prej orës 11:00 ose prej orës 10:30 virusi është aktiv, për shkak se nëse shikojmë vet masat kuzuese janë të pa kuptimta përderisa në kafene lejohet ulja pa maska, e ecja e qytetarëve me maska. Janë disa masa që duhet të rishikohen”.

ASLLAN DERVISHAJ QYTETAR

 “Sipas meje më mirë ta largojnë, kjo nuk ka sens fare më mirë me i hek.”

BAJRAM KASTRATI QYTETAR

 “ Është dashtë me u largu dhe njerëzit me vazhdu me jetu. Tekefundit populli janë të vetëdijshëm u mësuan me këtë, din me u rujt. Kështu që ka qenë e udhës me u hekë, mjaft më”.

Drejtori ekzekutiv i bashkesise së Komunave të Kosovës, e pranon nevojën për rishikimin e këtyre masave dhe bën të ditur se javën e ardhshme do të ketë një vendim.

SAZAN IBRAHIMI DREJTORI EKZEKUTIV I ASOCIACIONIT TE KOMUNAVE TE KOSOVES

 “Para një kohe kur është mbajtur takimi i këshillit të kryetarëve, kërkesa e Asociacionit drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, gjithashtu ka qenë prezent edhe ministri Zemaj, ka qenë që këto masa, sidomos kuzimi i lëvizjes të shtyhet deri në ora 24:00. Gjatë javës së ardhshme, bashkë me kryetarët e komunave do ta shqyrtojnë situatën dhe do të dalin me rekomandime.”

Vetm në një muaj, që nga hyrja në fuqi e ligjit për pandeminë, policia e Kosovës ka vendosur mbi 20 mijë gjoba për mosmbajtjen e maskës, distancës dhe qarkullim në kohën e kufizimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *