Subscribe

Fermerët e fshatit Zvirinë në Bashkinë e Maliqit po përballen me një situatë të vështirë, pasi mollët e tyre nuk po shiten.

 

Tregu vendas nuk ka fuqi blerë se po ashtu edhe eksportet janë të pakta.

 

Të njëjtin shqetësim ngrenë dhe pronarët e frigoriferëve, të cilët thonë se për këtë vit nuk është shitur as 40% e gjithë prodhimit të vitit të kaluar.

 

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu sqaron se përveç mungesës së eksportit shkak për mos tregtimin e mollës këtë vit është bërë dhe cilësia jo e mirë e prodhimit.

 

Në të gjithë qarkun e Korçës, sipas drejtorisë së Bujqësisë janë prodhuar rreth 75 mijë ton mollë, nga të cilat 20 mijë ton vetëm në fshatin Zvirinë.

 

Deri më tani, sipas kësaj drejtorie, janë eksportuar 5700 ton mollë konsumi dhe rreth 7000 ton mollë industriale, ndërkohë që pjesa tjetër ruhet në kushte frigoriferike ose në kushte magazinimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *