Kundërshtohet ekspertiza mjeko – ligjore, për vdekjen e 27 vjeçarit Enea Ftoi, dhe kërkohet riekspertim i organeve.

 

Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesen për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit.

 

Sipas Prokurorisë, avokatët e 27 vjeçarit nuk janë dakord me përfundimet e grupit të ekspertëve mjeko- ligjore.  Nga ana e tyre është kërkuar riekspertim i organeve të të ndjerit Enea Ftoi.

 

Ndërkaq bëhet me dije se organet ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.  Ndërkohë Prokuroria ka afat 10 ditë për të vendosur mbi kerkesen e avokateve, që përfaqësojnë familjen e 27 vjeçarit, i cili gjeti vdekjen ne ambjentet e Komisariatit të Korcës.

 

Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria ka ngritur akuzen e mosdhënies se ndihmës për tre efektive të Komisariatit te Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *