E premte, 30 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Kopraci” rivihet në skenë, Koco Qëndro rol kryesor 92 vjeç

Komedia ‘Kopraci’ e Molierit, një nga më të arirat dhe që ka korrur sukses nga trupa e teatrit të Korçës, rivjen në skenë gjatë kësaj jave. Mjeshtër i Madh Dhimitër Orgocka si regjisor, dhe 92 vjeçari me energji të pashterrshme Koço Qëndro, ja kanë dalë mbanë ta përgatisin shfaqjen.

 

Reklamë

Kopraci I tanishëm, nisi si një   ide e rastësishme, si një dëshirë e thekur në shpirtin artistik të Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Nëse mosha 92 vjeçare e Koço Qëndros për të përballuar rolin që mban peshën kryesore të komedisë ishte çështja e parë, problemet dolën me gjetjen e aktorëve.

 

Reklamë

Këmbëngulja dhe serioziteti i dy artistëve të njohur të skenës e zgjidhi edhe këtë vështirësi me afrimin e ndonjë aktori nga Kosova. Tashmë përgatitjet dhe provat janë mbyllur.

 

Komedia me protagonist Harpagonin koprac rivjen në skenë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Kjo komedi e vënë në skenë në tre periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro ka përfaqsuar edhe më parë me sukses të madh teatrin e Korçës si brenda edhe jashtë vendit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë