E martë, 27 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Festivali i Filmit të Shkurtër, Korça mirëpret aktivitetin, 100 produksione nga 40 vende të botës

Korça është kthyer në një pikëtakim të kinemasë ndërkombëtare me nisjen e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër.

Përgjatë gjashtë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë rreth 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës, të cilët trajtojnë tema të ndryshme, nga natyra dhe lufta, te padrejtësitë sociale dhe kujtesa kolektive.

Reklamë

Nën moton “What We Ignore, Remains”, festivali synon të sjellë në vëmendje histori që shpesh anashkalohen, por që përmes artit dhe kinemasë meritojnë të dëgjohen dhe të mos harrohen.

“Edicioni i 13-të sjell risi nga vitet e tjera. Kemi një numër më të lartë filmash, rreth 100 gjithsej. Nuk kemi një temë specifike, por trajtohen çështje të ndryshme, përfshirë natyrën, luftën dhe padrejtësitë sociale. Motoja lidhet me mosharresën dhe me faktin që nuk duhet të kthejmë kokën mënjanë. Nëpërmjet filmave dhe artit, rikthejmë në kujtesë ngjarje dhe realitete që nuk duhet t’i harrojmë. Filmat vijnë nga 40 vende të botës”, thotë Gledis Bica.

Reklamë

Festivali u hap në Kinema Majestik me filmin “DUA”, me regji të Blerta Bashollit. I vendosur në Prishtinën e fundit të viteve ’90, filmi përcjell një histori mbi guximin, forcën dhe dëshirën për liri. Mes spektatorëve kishte edhe vizitorë të huaj, të cilët e vlerësuan filmin për mënyrën e veçantë të rrëfimit dhe mesazhin që përcjell.

“Nuk e prisja këtë. Është hera ime e parë këtu, në këtë kinema, dhe filmi ishte i mrekullueshëm, shumë i thellë dhe me një këndvështrim krejt të veçantë. Mendoj se ishte realizuar bukur, si nga regjisori, ashtu edhe nga interpretimi i aktorëve dhe, sigurisht, nga mesazhi që përcillte. Më pëlqeu shumë”, tha Anna Shnaidman, turiste nga Izraeli.

Për gjashtë ditë fetivali do të sjellë në Korçë jo vetëm filma, por edhe mundësi për shkëmbim kulturor dhe njohje me perspektiva të ndryshme përmes artit. Përveç filmave artistikë dhe dokumentarë, programi përfshin animacionin, filmat eksperimentalë, realitetin virtual dhe krijimet me inteligjencë artificiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.