Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave,...

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses:...

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar...

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë...

“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, njërit...

Nufi: Shoqëria KAYO do prodhojë produkte ushtarake për Forcat...

Ende në kërkim vëllezërit vrasës, policia zbardhi dinamikën e...

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i...

Raporti për integrimin në Kuvend, qeveria dorëzon dokumentin mbi...

“Mos e trajtoni Shqipërinë si armik”, Balla-opozitës: Bëni punën...

Kongresi i PS, Veliaj: Fitorja spektakolare në Vorë e Rrogozhinë, mesazh për zgjedhjet e ardhshme

9 Prill 18:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që kontribuuan në fitoren e kësaj force politike në të dy bashkitë e qarkut më të madh në vend, Vorë dhe Rrgozhinë, në zgjedhjet e 6 Marsit.

 

Ai tha se mesazhi që vjen nga qytetet të cilat kanë votuar historikisht djathtas, duhet të shërbejë edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore të Partisë Socialiste.

 

“Dua ta nis me një falenderim të jashtëzakonshëm për të gjithë kolegët e mi, gjithë bashkëluftëtarët në Rrogozhinë e në Vorë: Në zgjedhjet e 6 Marsit ne patëm një rezultat spektakolar, 60% dhe 70%, respektivisht në dy zona të vështira, dy zona që më parë nuk i kishim e ku donim të tregonim që me punë e me kontakt konstant derë më derë, duke qenë të përulur me atë që kanë nevojë komunitetet mund të kthenim disa nga zonat të cilat më parë kanë qenë tabu, fjala vjen në Vorë, 20 vjet ne nuk kishim administrimin me votë konkurrente në bashki, ia dolëm, kështu që ju falenderoj të gjithëve me zemër! U jam mirënjohës për këtë kontribut të jashtëzakonshëm! Besoj që në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme mesazhi që na erdhi nga Vora e Rrogozhina duhet të kumbojë fort në veshin e secilit prej nesh,” u shpreh Veliaj.

 

Veliaj propozoi një Kongres të autoriteteve vendore për një mirëplanifkim dhe zhvillim të qyteteve.

 

“Në një vokacion tjetër si kryetar i Bashkisë së Tiranës gjykoj se ka ardhur koha t’i kërkoj Kongresit të Partisë që duhet patjetër një Kongres për autoritetet vendore. Tirana është rritur vitin që kaloi me 32 mijë banorë, pra metaforikisht me një Pogradec, një Sarandë dhe një Kukës. Po 32 mijë banorë janë dhe 10 mijë apartamente në Tiranë që do të thotë se kur plas ajo historia për ndërtimet këta banorë ku do jetojnë, se ne e kishim një skemë ku nuk bëhej planifikim në Tiranë dhe të gjithë ndërtonin pa leje. 32 mijë banorë janë gjithashtu dhe 10 mijë makina. Po këto 10 mijë makina ku do kalojnë dhe unë gjykoj se ka ardhur koha që para zgjedhjeve të tjera vendore ne të kemi një reflektim të madh,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

 

Veliaj tha se duhet një strategji për qytete të qëndrueshme si një mënyrë për të frenuar edhe “hemoragjinë” nga qytete të vogla të vendit.

 

“Ne kemi parë në qytetet ku autoritetet vendore kanë pasur fokus në urbanizim si Korca, qartazi kjo hemoragji drejt Tiranës ka qenë më e amortizuar, ndërkohë që nga disa zona të tjera ne kemi një transferim të shfrenuar. Nëse do vazhdojmë kështu ne do jetojmë të gjithë në të njëjtin qytet. Kjo është e paqësndrueshme, sidomos për zonat periferike të vendit. Sot njerëzit kanë të drejtë të lëvizin por duhet të shikojmë një mënyrë që njerëzit të mund të krijojnë një jetë dinjitoze në qytetet e tyre pa pasur gysmën e popullsisë, nëse vazhdon ky trend, brenda gjeneratës tonë vetëm në një qytet që është Tirana,” argumentoi ai.

 

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë vlerësoi edhe unifikimin në një Shoqatë të Bashkive si një hap për të lënë pas ndasitë e vjetra të cilat pengonin bashkëpunimin në interes të komuniteteve lokale.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
kongresi i PS Rrogozhinë Veliaj Vlore

Nga e njëjta kategori

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca në Shqipëri 43-vjeçari, akuzat që rëndojnë mbi të (EMRI)

më shumë...

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni i figurave të mëdha të vendit

më shumë...

Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qira ditore

më shumë...

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar i mirë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:00

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e...

1:45

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të...

1:31

Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në...

1:26

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi:...

1:00

Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të...

12:59

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej...

12:53

Deputeti i PD paraqitet në SPAK, do...

12:51

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon...

12:34

Shuhet në moshën 89-vjeçare Akademiku Rexhep Qosja

12:26

“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në...

12:19

Nufi: Shoqëria KAYO do prodhojë produkte ushtarake...

12:15

Ende në kërkim vëllezërit vrasës, policia zbardhi...

12:09

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi,...

11:55

Hapet thirrja për kreditë e buta, Bashkia...

11:50

Raporti për integrimin në Kuvend, qeveria dorëzon...

11:48

Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP,...

11:26

Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma...

11:02

“Ne fshatarëve s’na vjen radha”, Korreshi kërkon...

10:57

“Mos e trajtoni Shqipërinë si armik”, Balla-opozitës:...

10:44

Hodhi statujën nga ballkoni dhe la të...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.