E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, fëmija i infektuar i pavaksinuar

Shqipëria regjistroi rastin e parë me fruth, i cili u diagnostikua më 22 dhjetor. Gazetarja e Vizion Plus, Elda Canaj, bëri me dije se pacienti nuk ishte i vaksinuar dhe është ndjekur epidemiologjikisht nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Rasti është i izoluar, ndërsa hetimet tregojnë se vetëm një person ka fruth. Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Reklamë

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse virale që prek veçanërisht fëmijët e pavaksinuar dhe mund të shkaktojë komplikacione serioze si pneumonia, encefaliti dhe probleme të tjera shëndetësore. Vaksinimi mbetet mënyra më e efektshme për parandalimin e infeksionit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë