Subscribe

Detaje rrëqethesë ka rrefyer Katrina Hila, gruaja e cila u përplas me makinë nga fqinji i saj para pak ditësh në Gur të Zi në Shkoder.

 

Nga Spitali i Traumës, ku pritet që ti nënshtrohet një operacioni për shkak të plagëve të marra si pasojë e aksidentit, Katrina tregon se Hilë Simoni, kishte qëllim ta vriste.

 

Sipas saj, pas aksidentit, 61-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe ka tentuar që ti nxirrte sytë me duar.

 

KATRINA HILA

 

 “Ma bëri me dorë, ec drejt. E pa që nuk eca drejt , ai ka marrë kthesën edhe më ka marrë me turi edhe dy këmbët mi ka zënë nën makinë. Është ul prej makine dhe më ka kap për sysh për të më qërruar sytë.

 

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkodres ka lënë në burg 61-vjeçarin, Hilë Simonin.

Ai hodhi poshtë pretendimet e fqinjes, duke thënë se ngjarja ka qënë aksidentale.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur për shkak se nuk ka mundur që ta kontrollonte mjetin pasi rruga nuk ka standarde.

Por Prokuroria dyshon se Simoni ka tentuar që të vriste fqinjën e tij për shkak të përplasjeve të hershme mes dy familjeve.

I akuzuari ka thënë se debatet i kanë mbyllur prej kohësh, madje ai shtoi se para një jave ka konsumuar kafe me burrin e Katrinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *