Policia e Tiranës ka kryer kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

 

Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë arrestuar 10 persona mes të cilëve edhe pronari I një lokali I cili shiste kokainë për klientët e tij.

 

Policia ka bërë me dije se janë sekustruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

 

Njoftimi policise:

Tiranë

 

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Finalizohet operacioni “Fundjava”

 

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

 

Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë .

 

Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri.

 

Arrestohet në flagrancë një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

 

Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fundjava”.

 

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :

 

  1. R., 45 vjeç banues në Tiranë

 

G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

 

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjezit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i shtetasi :

 

Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

 

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:

 

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

 

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,

 

A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

 

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

 

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *